Drejtoresha: Certifikatë s’ka, po ahengun s’e ndal!

Jemi në shkollën 9 vjecare “Kongresi i Lushnjes” me drejtoreshën Aida Zekja, e cila në shkurt 2024 u bë virale në rrjetet sociale, duke e kthyer shkollën në vend ahengu.Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Zonja Zekja e ka kthyer institucionin si pronën e vet, sepse ka 4 vjet, që është e komanduar dhe ende pa certifikatë drejtori. Në qershor 2024, Drap Durrës kërkoi, që të bëhej konkurs në dy shkolla për pozicionin e drejtorit. Por kjo nuk ndodhi pasi Aida Zekja u justifikua me raporte shëndetsore.Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti e cilëson këtë akt, si vepër penale dhe shprehet, se Drap Tirana tashmë duhet të zgjidhë situatën, ose në të kundërt bëhet bashkëfajtor.

Të Fundit