Dramë familjare në Tiranë/ I riu kanos burrin e motrës, i dërgon njerëz për ta rrahur

Efektivët e policisë të komisariatit numër 2 në Tiranë kanë nisur procedim në gjendje të lirë për një 29-vjeçar, pasi kunati i tij e ka kallëzuar për kanosje.

Po ashtu policia sqaron se personi i proceduar ka nxitur dy shtetas për ta dhunuar burrin e motrës.

“M. N., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, bashkëshortin e motrës së tij. I dëmtuari kallëzon gjithashtu se 29-vjeçari ka nxitur 2 shtetas, për ta dhunuar fizikisht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e rrethanave të rastit”, informon policia.

Të Fundit