Në emisionin e datës 24 shtator u trajtua rasti i Erjon Sinanit, i cili pas humbjes së nuses dhe vëllait, u përball me situatën e kujdesit për fëmijët. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe një raporti të psikologes Ines Haxhimali, fëmijët u lanë për rritje dhe edukim tek gjyshërit dhe daja. Raporti i psikologes rekomandoi, që fëmijët të qëndronin me gjyshërit, duke argumentuar për mirëqenien e tyre emocionale.Pas transmetimit, situata mori zhvillime të reja. Ines Haxhimali e çoi çështjen në Komisionin e Etikës, ndaj koleges Gejsi Anamali, e cila dha mendimin e saj, në lidhje me rastin dhe mënyrën, sesi ishte trajtuar raporti. Gazetarja takoi zonjën Haxhimali, e cila tha, se cështjen e ka cuar në Komisionin e Etikës te Urdhri i Psikologut. Në 5 janar 2022, “Stop” ka trajtuar një raport të ngjashëm të Ines Haxhimalit, i cili nuk kishte marrë parasysh mendimin e fëmijëve dhe të nënës, duke vendosur, që fëmijët ishin më mirë me babain, duke thënë, se nëna kishtë braktisur fëmijët, ndonëse realiteti ishte i ndryshëm.Ne iu drejtuam Urdhrit të Psikologut, ku sekretarja Elona Mustafaraj deklaroi, se po punohet për të vlerësuar punën e Ines Haxhimalit dhe deklaratën e Gejsi Anamalit, për shkelje të mundshme profesionale.




