Një qytetare nga Durrësi është drejtuar në “Stop”, pasi mjekja e familjes në qendrën shëndetsore Plazh Durrës, është larguar prej muajit gusht në Gjermani dhe ende nuk është zëvendësuar.Pacientët e saj i kanë kaluar drejtorit, por ky i fundit nuk i mbulon dot të gjithë. Ne u drejtuam në qendrën shëndetsore, ku na thuhet, se janë disa mjekë, por ka një mungesë, e megjithatë nuk mbulohen dot të gjithë qytetarët, pasi bëhet fjalë për 24 mijë banorë, që mbulon kjo qendër.Derisa doktoresha e larguar të zëvendësohet, qytetarët do të sorollaten në kërkim të shërbimit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]