Reperi me famë botërore, i hitit “Kiki, do you love me”, Drake, ka surprizuar të gjithë shqiptarët në klipin e tij të fundit të publikuar pak orë më parë, “Polar Opposites”.
Reperi dhe pjesëtarë të tjerë të klipit të tij janë veshur me simbolet e flamurit shqiptar.
Kënga dhe klipi kanë kaluar 1 milion klikime në vetëm 14 orë. Nuk dihet se nga ku është frymëzuar reperi, por gjatë gjithë klipit ai shihet i veshur vetëm kuq e zi.
Edhe në mbyllje të klipit shihet shqiponja dhe flamuri ynë kombëtar.