Dosja e SPAK/ Përgjimet, kush është ish-Missi që ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit?

Eria Ago është vendosur në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit! Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

Por vlen të theksohet se Ago nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare! Kjo edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik rrobash në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në rrugën Myslim Shyri.

Përkundrazi, është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago. Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.

Biseda e përgjuar nga prokuroria:

Zogu: Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë

Anjeza: Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?

Zogu: Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar

Zogu: Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput

Zogu: Si të gjithë, çfarë do bëjmë?

Anjeza: Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin

Anjeza: Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…

Zogu: Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej

Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall

Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë…

Pavarësisht se asokohe në shumë media u fol se bëhej fjalë për ish missin Eria Ago, kjo e fundit reagoi e revoltuar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje theksonte se nuk kishte nevojë për para!

Pas kësaj ngjarje, emri i Eria Agos u zhduk nga mediat dhe vëmendja e publikut, por la pas një sërë intervistash kur e paraqiste veten si balerinë, më pas si modele në shume sfilata mode, gjithashtu dhe figurante nëpër klipe të ndryshme muzikore. Madje kishte përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Tourism Queen 2013”. Në një nga intervistat që kishte dhënë atë kohë fliste dhe për dashurinë.

Për të ende nuk ka një vendim fajësie, dhe derisa ta thotë gjykata i prezumohet pafajësia.

Të Fundit