Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo, gjendet në Graçanicë për festën e Vidovdanit.
Danilo Vuçiq është parë duke u përshëndetur me serbët tjerë që po marrin pjesë në manifestim.
Ai ka veshur bluzë me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”, raporton Koha.net.
Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën po festohet “Vidovdani” në Manastirin e Graçanicës.
Në bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrimet provokuese “Nuk e japim djepin e Serbisë”, derisa edhe këndonin për Kosovën
Ndryshe nga e kaluara, kësaj radhe Policia e Kosovës nuk po kontrollon serbët për mbishkrimet e tyre nacionaliste, që në manifestimet në Gazimestan konsideroheshin provokuese.
Krahas numrit të madh të Policisë së Kosovës, të pranishëm në Graçanicë janë edhe EULEX dhe KFOR.