Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Arlind Gjokutaj. Vendimi ka ardhur vetën 7 muaj nga marrja e detyrës në krye të Doganave Arlind Gjokutaj, ndërsa mësohet se ai është zëvendësuar nga Gjon Bardhi që mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion.
Gjokutaj u emërua në detyrë në fund të marsit në të njëjtën kohë me Enton Duron tek Tatimet por ky i fundit u largua në korrik të këtij viti duke mbajtur pozicionin për vetëm tre muaj.
Kreu i Doganave vazhdoi punën e tij deri sot, madje duke dalë disa herë në aksionet antiinformalitet në terren për kontrollet e bizneseve me produktet e akcizës. Më herët Gjokutaj ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.