Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave dorëheqjet janë dorëzuar nga administratorët e njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar.
Pavarësisht dorëheqjes, administratorët do të vijojnë të ushtrojnë detyrat funksionale deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nënga institucionet përkatëse.
Ndërkohë, pritet të bëhet një vlerësim i detajuar i performancës së tyre gjatë ushtrimit të funksionit publik.