Zbardhen detaje nga dosja e plotë në ngarkim të shtetasit Marash Gjoklaj, i cili u arrestua gjatë fundjavës në Tiranë, pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një shitëse në një dyqan robash.
Në dëshminë e dhënë në polici, shitësja 19-vjeçare thotë se nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e kishte parë kurrë. Sipas saj ai është futur në ambientet e dyqanit të rrobave dy herë.
Pasi janë përleshur shitësja ka mundur të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë dhe një sekuaencë nga kamerat e dyqanit.
Pjesë nga dosja mbi dëshminë e shitëses:
Rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja.
I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje
Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashte dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në dreitim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem.
Në deklarimin e sajë kjo shtetase shton se ajo nuk e nieh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.
Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht.
Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.
Gjykata e Tiranës caktoi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.