‘Boll i rropët njerëzit! Deputeti Erjon Braçe ngre zërin për manipulime me çmimet në tregun e fruta perimeve.
Në një reagim në Instagram Erjon Braçe bën thirrje ‘Mos e bëni baltë me çmimet sidomos me produktet bujqësore!
Braçe kërkon të ndalet ajo që e quan grabitje të paktën të këtë muaj dhe vë përpara çmimet sipas të cilit.
Domatja sot në tregun e lushnjes është 120 lekë ndërsa në Tiranë shitet 220, 250, 300 lekë
“A jeni në terezi?
2.2-2.5-3 euro për kile????” shkruan Braçe.
Kastraveci sot në tregun e Lushnjes ësht – i gjati 120 leke, mesatari 100 lekë! Kastraveci sot ne tregjet e Tiranës është 200 lekë;
“Kjo nuk ka asnjë logjikë, Nga Lushnja në Tirane diferenca 80-100-120 lekë për kilograme, 400-500-600lekë për 5 kilogramë, 800-1000-1200 leke për 10 kilogramë?!vijon me tej Braçe
Ky s’është treg- e kemi thënë; po as pazar nuk është! është grabitje! shkruan Braçe.
Duke iu referuar të dhënave të inflacionit për shkurtin rritja, thotë ai vijon, por çmimet e kësaj grabitjeje nuk kanë asnjë lidhje me llogaritjet teorike të inflacionit.