Doli shëtitje në plazh me të ëmën, 10-vjeçarja zbulon gjurmë dinosaurësh

Kur 10-vjeçarja Tegan shkoi për një shëtitje verore në plazh me mamanë e saj, ajo nuk e kishte idenë se ato në të vërtetë do të ecnin nën gjurmët e dinosaurëve.

Ao dalloi pesë gjurmë të mëdha të këmbëve që ekspertët e dinosaurëve besojnë se janë shenja e një kamelotie që ishte aty më shumë se 200 milionë vjet më parë.

Paleontologët mendojnë se gjurmët, të cilat janë deri në 75 cm (30 in) larg njëra-tjetrës, janë bërë nga një barngrënës i madh nga periudha e triasikut, dhe tani ka përpjekje për t’i verifikuar ato.

Zbulimi i përbindëshit të Teganit ishte në bregun jugor të Uellsit, afër vendit ku jetonte mamaja e saj.

Cindy Howells, ekspertja e dinosaurëve prej 40 vitesh në këtë pjesë të Britanisë së Madhe, tha se ajo që e bindi se ata ishin të vërtetë ishte modeli i vazhdueshëm i hapave.

“Nëse do të ishin vrima të rastësishme, do të ishim të kujdesshëm, por sepse kemi një këmbë të majtë, një këmbë të djathtë dhe pastaj një të majtë dhe një tjetër të djathtë… ka një distancë të qëndrueshme midis tyre,” tha ajo.

Të Fundit