Pasditen e djeshme është bërë e ditur edhe në media zhdukja e një banoreje nga fshati Tërbaç i Vlorës.
Veziko Bojko, rreth 45 vjeçe, ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet asgjë mbi fatin e saj.
Bashkëshorti dhe djali i saj, barinj në fshatin Tërbaç, tregojnë se gruaja kishte dalë nga shtëpia për të mbledhur dru si shumë herë të tjera, por që për arsye ende të mistershme ka mbi dy javë që nuk gjendet.
Ndërkohë, nga policia e Vlorës përveç kërkimeve, ku janë përfshirë edhe efektivë të repartit zjarrfikës, nuk ka të dhëna apo dyshime të tjera mbi fatin e 45-vjeçares, ndërsa herë pas here rimerren në pyetje familjarët për nevoja të hetimeve të nisura.