Në 26 maj të një viti më parë,Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën, që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjec, nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muca treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit.Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi. Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallzim në polici për Bukuroshin.Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallzimi.Në të njëjtën kohë, Bukuroshi montonte cështjen, duke sajuar histori, sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi.”Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve.Prokurori i cështjes, Rifat Kojku, nuk bëri asgjë për të zbardhur ngjarjen. Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin, dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg.I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes, prokurori Rifat Kojku, tha, se kjo është Shqipëria, që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.Dy cështjet me Bukuroshin u ndanë dhe gjyqtarja Nertila Kape, e cila haptazi procesin e dhunës ndaj të moshuarve e zvarriti, ndërsa procesin e Ardian Mucës e gjykoi më shpejt.Gjyqtarja nuk ka pranuar bërjen e akt-ekspertimit të ri, pasi aktet e përdorura në proces ishin bazuar në fotografi mbi trupin e fashuar, jo mbi plagë.Ndërsa për procesin e dhunës së të moshuarve ajo pranon kërkesën e Bukurosh Zagradit për berjen e një akt-ekspertimi të ri.
- +355 67 220 8888
- [email protected]