Dokumenti/ magjistrati rrembeu e dhunoi ne pyll ish te dashuren-Stop-19 Tetor 2021 – Stop
Të Gjitha

Dokumenti/ magjistrati rrembeu e dhunoi ne pyll ish te dashuren-Stop-19 Tetor 2021

“Stop” sjell sot rastin e nje magjistrati, kandidat për gjyqtar, Elis Dine. Sipas informacioneve, Elisi është pranuar nga shkolla e Magjistraturës dhe KLGJ dhe aktualisht është duke përfunduar praktikën pranë Gjykatës, Dhoma Penale dhe pritet të dalë gjyqtar. Por e shkuara e Elisit është e errët dhe me probleme, pasi në vitin 2013 ai ka marrë peng një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie. Pasi raporti kishte përfunduar, Elisi e ka detyruar vajzën e re të hipte me forcë në makinën e tij, duke ushtruar dhunë ndaj saj. Më pas ai e ka cuar vajzën në pyllin e Semanit, ku donte ta zhvishte dhe përdhunonte, por fatmirësisht ai është parë nga fshatarët e zonës, të cilët njoftuan policinë dhe kjo e fundit arrestoi në flagrancë Elis Dinen.”Stop” ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila rrëfen me detaje ngjarjen.Kjo cështje u hetua asaj kohe nga prokurori i Fierit Enklid Gjini me dy akuza: përndjekje dhe heqja e paligjshme e lirisë së personit. Në dosje ishte rapoti mjeko-ligjor dhe fotot e vajzës së dhunuar. Por prokurori Gjini e pushoi cështjen. Vec pastërtisë së figurës, magjistrati ka probleme edhe me deklarimin e pasurisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *