“Do vras Macronin”, i riu francez hyn më thikë në kishë dhe qëllon priftin

Një prift është sulmuar me thikë në një kishë në Nicë, në jug të Francës, pa rrezikuar fatmirësisht jetën. Një francez që “me sa duket vuan nga çrregullimi bipolar” sulmoi një prift këtë mëngjes, duke e plagosur lehtë atë, në një kishë në Nice (Franca jugore), por veprimi “nuk është terrorist”, citoi Agjencia Franceze të ketë thënë një oficer policie.

Sipas ministrit të Brendshëm të vendit, Gerald Darmanin, i cili bëri të ditur ngjarjen përmes një mesazhi në Tëitter, policia ka arrestuar autorin.

Autori i sulmit quhet Kevin, ai ka lindur në vitin 1991 në Fresous (Franca jugore), shtetas francez dhe jeton në Nicë. Ai nuk është i njohur për autoritetet, sipas një burimi policor.

Sipas kryetarit të bashkisë së Nicës, ai e ka blerë thikën disa ditë më parë.

“Ai padyshim vuan nga çrregullimi bipolar” dhe veprimi i tij “nuk është apriori terrorist”. “Ai në mënyrë spontane i tha policisë se ishte i besimit hebre dhe se në ditën e zgjedhjeve donte të vriste Macron dhe përfundimisht u kthye kundër një kishe”, tha i njëjti burim policor.

Sulmi ndodhi në kohën kur Franca po voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrozi, përmes një postimi të veçantë në Tëitter, tha se autori vuante nga probleme psikologjike.

Nga ana e tij, deputeti konservator Eric Siotti, i cili përfaqëson rajonin, shkroi në një mesazh në Tëitter se prifti, të cilin ai e quajti At Christoph, u qëllua disa herë me thikë në kishën Saint-Pierre d’Arene në Nice.

Siç ka shkruar ai, një murgeshë ka mbetur e plagosur në dorë, teksa i ka rrëmbyer thikën autorit.

“Guximi i motrës Marie Claude, e cila ndërhyri ndërsa autori vazhdoi të godiste me thikë At Christoph, është mbresëlënës”, ka shkruar Siotti.

Të Fundit