‘Do t’i vë flakën ‘Audit’ po më le’/ Ish i dashuri nga Zvicra urdhëroi djegien e makinës së ish-partneres në Astir! Në kërkim 2 maqedonas

Dy persona nga Maqedonia e Veriut, 37 dhe 27 vjeç u shpallen ne kerkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë autor të djegies në një ‘Audi’ në zonën e Unazës së Re në Astir.

Personat me banim në Maqedoninë e Veriut i vunë flakën makinës së një vajze.

Xh. T. nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Zvicra pas një ndarje në një lidhje dashurie që kishte pasur atje me një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Kthimi në Tiranë ishte pas fjalëve të ish të dashurit që do i digjte makinën nëse do e linte, por Xh. T nuk e imagjinonte asnjëherë se mund të arrinte deri në këtë pikë.

Makina e vajzës u dogj gjatë natës së 4 janarit në rrugën “Astrit Losha” në Astir dhe dyshimet e para u lidhën për një djegie aksidentale, por pasi hetimet avancuan nga agjentët e Komisariatit nr. 6, situata ishte krejt ndryshe. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin 2 persona të cilët afroheshin pranë makinës tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, i vënë flakën dhe largohen. Pasi Xh. T. u mor në pyetje ajo u rrëfeu hetuesve se ish i dashuri nga Maqedonia e Veriut e kishte kërcënuar se do i digjte makinën pasi e kishte lënë, por nuk e kishte marrë seriozisht.

Të Fundit