Do t’i prishë mendjen duke i blerë një parfum 500 euro, por ajo e denoncon në SPAK

Shpesh Policia e Shtetit bën publike video, që tregojnë qytetarë, që tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë, dhe qytetarët në këto raste, procedohet për këtë akt.Por sot do të tregojmë një rast tjetër, që tregon një polic, në tentativë, për të korruptuar prokuroren e Elbasanit.Bëhet fjalë për policin rrugor Arben Kotollaku, i cili përfshihet në këtë skandal.Sipas informacioneve, Arben Kotollaku procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur.Cështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse motrën e Arbenit, ish gjyqtaren Pajtime Fetahu. Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”. Në këtë moment Arben Kotollaku, polici rrugor, i dhuron një parfum me cmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit. Për këtë akt, prokuroria ka regjistruar veprën penale të ndikimit të paligjshëm ndaj policit Arben Kotollaku.Ne patëm një bisedë telefonike me vetë Kotollakun, i cili e pranon ngjarjen, por nuk mendon, se ka qenë ndikim, por thjesht formë respekti. Absurd mbetet fakti, se pse APM dhe Policia e Elbasanit, por dhe Spak, nuk kanë bërë asgje, edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga ngjarja.

Të Fundit