Jemi në Vlorë, pasi qytetari Sokol Musta, tregon, se ka pasur një konflikt me fqinjën. Kjo e fundit donte të riparonte derën, në biznesin e Sokolit, por i ndodhi një vaki dhe u pezullua puna. Sokoli thotë, se ia ka kthyer lekët në sy të policisë. Por zonja 62 vjecare e shan dhe e ofendon me fjalët më të ndyra atë dhe të birin vetëm 12 vjec.Ne kemi një video, ku e akuzuara i afrohet natën makinës së denoncuesit dhe me fjalor të tmerrshëm shan dhe kërcënon.Nga video duket, se 62 vjecarja ka probleme të shëndetit mendor, ndaj ne kërkuam ndihmën e ekspertëve të shëndetit mendor.Qytetarja u regjistrua si një rast i ri, dhe mjeku Stilian Lepuri, përgjegjës i Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Vlorë, vuri re crregullime. Ai kërkoi, që ajo të trajtohet në Spitalin Psikiatrik, për t’u kuruar për vete e për të mos qenë më shqetësim për fqinjët.
- +355 67 220 8888
- [email protected]