“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim”, si çdo fundjavë. Këtë të dielë, 5 prill, e nisi me një urim për besimtarët katolikë.

“Më së pari uroj Gëzuar Pashkën, besimtarëve katolikë, atyre ortodoksë dhe të gjithë shqiptarëve. Bekimi është qofshin Krishtlindje, Bajram, Pashkë apo Sulltan Novruz. Ka një atmosferë të përgjithshme të dëshirës për të festuar festën e një besimi.”

“Jemi përfshirë në një proces, në një fushatë të brendshme në Partinë Socialiste, për të zgjedhur ata që do të jenë drejtuesit në qarqe. Nuk është thjesht një fushatë e brendshme, por edhe një fushatë komunikimi mes nesh dhe të gjithë atyre që na mbështesin, na besojnë apo që kanë dëshirë dhe nevojë të na dëgjojnë dhe t’i dëgjojmë”, u shpreh Rama lidhur me takimet intensive që ai vetë ka zhvilluar së fundmi, si një përgatitje për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Gënjeshtra safi, sajesa e fabrikime”, i quajti ato që qarkullojnë në media sa i takon procesit të negociatave Shqipëri-BE.

“Punët e Shqipërisë identifikohen me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshmë të kujtdo që është në anën e kundërt me ne që qeverisim Shqipërinë për të bërë çmos që punët të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e urrejtjes, mllefit dhe inateve të tyre. Padyshim kemi shumë punë për të bërë, por ama Shqipëria punon dhe punët e saj në tërësi janë në vijë. Ashtu sikundër është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në BE.”

“Do të kemi lajme shumë të mira”, paralajmëroi kreu i qeverisë.

Duke u ndalur te rritja e shpejtë e çmimit të naftës, tha se “ulja e akcizës me 20% është një masë që hyn në fuqi menjëherë kur çmimi kalon limitin 220 lekë për litër”.

“Është paracakuar një ndërhyrje e drejtë dhe r balancuar me zhvillimet e tregut, që nuk e kemi në dorë, dhe s’jemi shkaktarë të tyre, përveçse kemi detyrimin t’i trajtojmë pa cenuar stabilitetin e financave publike”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, “pasiguria në tregje mbetet e lartë dhe dinamike”. Megjithatë, theksoi se Bordi do të jetë garant i çdo zhvillimi në tregjet globale dhe që do e reflektojë atë në tregun vendas.

Foli edhe për skemën e re në bujqësi, sidomos në mbështetje të fermerëve të rinj.

“Kjo skemë rrit ndjeshëm mbështetjen jo vetëm në aspektin e volumit financiar, por edhe për lehtësimin e kushteve për të përfituar atë që i takon çdo fermeri dhe duke financuar në ato drejtime prioritare që garantojnë më shumë produktivitet dhe fuqizim të zinxhirit të vlerës. Për herë të parë, forma mbështetjeje që nuk janë përdorur deri më sot, një tjetër risi është nxitja e praktikave të qëndrueshme në bujqësi përmes metodave biologjike”, tha numri një i kabinetit.

Të Fundit