“Do të dal për dy muaj” Djali i pastrueses u shkruan babait dhe të dashurës nga qelia: Nuk do t’ia fal nënës këtë që bëri!

Nga ambientet e paraburgimit, Havier Dobit, i riu, i cili së bashku me të ëmën e tij akuzohet se kanë grabitur me qindra mijëra euro në banesën e një zyrtare të Edi Ramës, i ka shkruar letër babait të tij dhe të dashurës.

Në letrën e siguruar nga mediat, Dobi i shkruar të atit se është shumë mirë, por i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten. Më tej ai shton në letër se këtë gjë nuk do ia falë kurrë të ëmës.

“Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra.

Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten.

Po të lutem të bësh çdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ja falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju”.

Gjithashtu 23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bënte durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë.

Rozeta Dobi dhe djali i saj akuzohen se kanë vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, me vlerë deri në 120 mijë euro në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar ngjarjen në polici më 15 dhjetor.

Sanitares iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në banesë edhe mbi 400 mijë euro. Rozeta Dobi dhe djali kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin banesat ku ajo punonte si pastruese, ndërsa ndaj saj thuhet se ka pasur 5 denoncime. Sot ajo dhe i biri u lanë nga gjykata në “arrest me burg”.

Të Fundit