Do të bllokohet “Bulevardi i Ri” dhe sheshi “Skënderbej” për shkak të protestës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, gjatë zhvillimit të protestës së sotme në kuadër të mbështetjes për krerët e UÇK-së, e cila pritet të nisë në orën 17:00, do të ketë bllokim të disa akseve rrugore në kryeqytet.

Sipas raportimeve, Policia ka bërë me dije këtë njoftim me qëllim garantimin e mbarëvajtjes për lehtësimin e trafikut, orientimin e qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike.

Në këtë kuadër, njoftohet se: “Do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të tubimit të sotëm në sheshin ‘Skënderbej’, konkretisht prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të Fundit