“Do të bëjmë një godinë të re për seancat plenare”, Spiropali zbulon planin për Kuvendin

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka zbuluar se kanë një projekt për një godinë të re për seancat plenare të Kuvendit.

Në media, ajo deklaroi se do të bëhet sipas standardeve të Bashkimit Europian.

“PS do vazhdojë me politikën e rritjes së pagave në sektorin publik dhe kjo shkakton rritje të pagave dhe tek sektori privat. Do vijojmë të zhvillojmë infrastrukturën, të vijojmë proceset energjetike të Shqipërisë, për bujqësinë, do vijojmë të investojmë për rritjen e turizmit, për mirëqenien e qytetarëve dhe prioriteti i prioriteteve është integrimi në BE. Kjo është një ëndërr, që është kthyer sot në një ardhmëri që mund të arrihet. Procesi i integrimit është një prioritet i parlamentit, pasi përafrimi i legjislacionit e bën të rëndësishëm rolin e parlamentit. Kuvendin do ta bëjmë gati për një godinë të re të seancave plenare, siç e meriton një vend që do anëtarësohet në BE. Ne një projekt e kemi dhe besojmë se së shpejti do ta diskutojmë, teksa na nevojitet financimi i duhur. Nuk e bëj këtë punë për arsye materiale, por e bëj për vokacion për të shërbyer”, tha Spiropali.

Të Fundit