“Do të bëj politikë me ose pa mandat deputeti”, Salianji flet për kandidimin në 2029

Ervin Salianji, nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029, por theksoi se angazhimi i tij në politikë do të vijojë pavarësisht nëse ka apo jo një mandat zyrtar.

I pyetur gjatë konferencës për shtyp, Salianji tha: “Unë kam bërë opozitë edhe pa pasur mandatin e deputetit. Do të kem gjithmonë mundësinë të bëj politikë nëpërmjet kontaktit me qytetarët dhe propozimeve që do të vijnë nga PD. Kështu që nuk e shoh si shqetësim.”

Ai shtoi gjithashtu se është i përgatitur për një betejë ligjore ndërkombëtare, duke ritheksuar se çështja e tij do të përfundojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

“Me zor e pres një përballje në Gjykatën Evropiane për të përcaktuar nëse kam pasur unë të drejtë apo qeveria. Duhet të sundojë ligji dhe shteti i së drejtës. Nuk mund të kemi një drejtësi që rëndon barrën ndaj opozitarëve dhe e lehtëson atë për pushtetarët,” deklaroi Salianji.

Të Fundit