“Do ta ngjisim Shqipërinë në majë”, urimi i Edi Ramës për Vitin e Ri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale video mesazhin e tij për urimin e Vitit të Ri, ku theksoi se gjatë këtij viti dhe në vitet që do të pasojnë “do të ngjisim Shqipërinë në majën ku do të qëndrojë edhe kur ne mos të jemi më”.

Mesazhi i kryeministrit:

Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur.

Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane.

Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri.

Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja.

Të Fundit