Mashtrimi online është kthyer në një sport popullor në Shqipëri. Këtë herë, qytetarja e drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se ka marrë një patentë false, për të cilën ka dhënë 1200 euro. Ajo tregon, se jeton në Itali dhe në vitin 2023 është njohur në facebook me shtetasin Arjan Seferaj. Pas disa bisedave, Arjani i premtoi t’i bënte patentë për 1200 euro. Pas kësaj Arjan Seferaj e ka mashtruar edhe për apartament, duke i zhvatur shumën 16 mijë euro, për kontratat e ujit e dritave. Arjani i ka thënë, se punon të FSHU-ja, por sa herë që zonja përpiqet ta kontaktojë, ai ose shtiret si i sëmurë, ose thotë, se është në një vaki.Në një audioregjistrim, që zonja disponon, Arjan Seferaj pranon, se ka marrë lekët dhe do të dorëzojë celësat e apartamentit, por kjo nuk ndodhi kurrë dhe Arjani thjesht u zhduk.
