Me anë të një deklarate për mediat, bashkia e Lushnjes ka reaguar për vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani, e cila një ditë më parë humbi jetën në ambientet e këtij institucioni.
Në deklaratë thuhet se 48-vjeçarja kërkoi nga Bashkia që përveç trajtimit me KEMP, të gjendej një mundësi për ndihmë shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.
Pasi dëgjoi shqetësimin e saj, thuhet më tej në reagim, Kryebashkiakja Sefa thërriti Drejtoreshën e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmës shtesë nga buxheti bashkiak, përveç pagesës së invaliditetit.
Sipas Bashkisë së Lushnjes, pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, por në një moment 48-vjeçarja është ndjerë keq. Në reagimin e Bashkisë thuhet se mes punonjësve bashkiakë dhe të ndjerës nuk ka pasur asnjë debat dhe se pati gatishmëri për të dhënë ndihme shtesë për të interesuarën.