Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç

Në botën e tenisit është padyshim një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, por Novak Djokovic është një emër i njohur dhe për lidhjet e tij me politikën në Serbië e si një mbështetës i presidentit Vuçiç. Së fundmi marrëdhëniet mes palëve janë krisur, aq sa autoritetet e kanë cilësuar 38-vjeçarin tradhtar. Për shkak të situatës aspak normale në Beograd, tenisti në fjalë ka vendosur të zhvendoset në Greqi ku dhe ka nisur jetën e re.

Sipas asaj që raporton Dailymail, Djokovic është vendosur në shtëpinë e tij në Athinë, ku dhe ka regjistruar në shkollë 2 fëmijët e tij, Stefan dhe Tara. Ylli botëror i tenisit është parë gjithashtu duke u stërvitur në disa fusha në Athinë. Novak Djokovic shpesh ka organizuar evente tenisi, sidomos në Serbi, ku njihet dhe për turneun tashmë të zakonshëm, që duket se do ta zhvendosë në Athinë, duke larguar nga Beogradi gjithçka që lidhet me të.

Kujtojmë që këto vendime të Djokovic vijnë pak ditë pas eliminimit të tij nga US Open, ku u mposht nga Carlos Alcaraz.

Të Fundit