Është prezantuar sot partia më e re politikë në Shqipëri. “Djathtas 1912” është subjekti politik që ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Acka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko.
Alibeaj: Vlerat dhe parime që na kanë bërë dhe ua ofrojmë shqiptarëve. U prazantojmë kartën e vlerave dhe parimeve të Djathtas 1912. Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë që ka në thelb liritë e individit.