Djali që u aksidentua mbrëmë i kërkoi t’i gjenin varësen dhe celularin, Veliaj ia çon në spital

Mbrëmjen e djeshme, gjatë vizitës në Spitalin e Traumës, njëri prej djemve të aksidentuar nga përplasja me autobusin që përfundoi në Lanë, e kishte me shumë merak t’i gjenin celularin, që i kishte mbetur në mjet.

Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i vizitoi të lënduarit dje në mbrëmje, djali, Jurgeni, gjeti rastin t’i kërkonte atij që t’i gjente celularin.

Kërkesa e Jurgenit shkaktoi shumë të qeshura, por megjithatë celulari, si dhe një varëse, u gjetën mbrëmë vonë nga zjarrfikësit, ndërsa sot në mëngjes Veliaj e ka vizituar sërish Jurgenin, për t’i sjellë jo vetëm celularin, por edhe varësen.

Biseda

Erion Veliaj: Hë mo, paske vënë qafore?

Djali: Po, po.

Erion Veliaj: Po që të shkon (të qeshura). Të dhashë dje një premtim…

Djali: Hë, m’a gjete telefonin?

Erion Veliaj: Ta gjeta telefonin dhe ta kam karikuar.

Erion Veliaj: Uuuu, sa mesazhe ke! 20 notifications, 13 telefonata. Të paska shkruajtur edhe një shoqe, por s’jam duke i fol asaj.

Një burrë: Vëri një cover të ri.

Erion Veliaj: Jo mo, coveri ishte perfekt. Telefoni binte edhe në ujë, më thanë. Këtyre shoqeve u përgjigjesh vetë, kështu që po ta le këtu. Ndërkohë, kur thonë – “ka Zot”, shih çfarë të kam gjetur tjetër.

Ogerta Manastirliu: Të makinës…

Djali: Monedhë?

Erion Veliaj: Jo! (Nxjerr varësen që djali mbante në makinë) Zoti të ruajtë, po ta le kryqin këtu…

Djali: Shumë faleminderit!

Erion Veliaj: Lali, do bësh një çikë kujdes. E kam lënë të takoj pak edhe çunat që ju nxorrën, pastaj do ju ftoj unë për drekë dhe për darkë, por ti ke shumë mesazhe për t’u përgjigjur. Pastaj, do bëhemi të gjithë bashkë.

Djali: Shumë faleminderit!/tvklan.al

Të Fundit