Një video virale e djalit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, po qarkullon në media.
Në video duket 52 vjeçari Hunter Biden nën shoqërinë e një prostitute duke konsumuar një substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë.
Ky nuk është skandali i parë në të cilin është përfshirë djali i presidentit amerikan.
Incidente të ngjashme u ndanë në publik nga New York Post, pasi laptopi i Hunter u kompromentua pak para zgjedhjeve të fundit elektorale në SHBA.
Përveç problemeve me drogën dhe alkolin, ai është nën hetim federal për evazion fiskal, pastrim parash dhe lobim të dyshimtë për kompanitë e tij përtej oqeanit.
Provat më të fundit thuhet të jenë marrë nga Hunter me anë të një sulmi kibernetik dhe ato përfshijnë video, mesazhe telefonike dhe dokumente të tjera të cilat rrezikojnë të përdoren kundër tij.
Në disa nga këto mesazhe, tregohen çeqe të firmosura nga vetë Hunter, të komufluara si shërbime mjekësore të cilat i drejtoheshin një gruaja ukrainase që ka nën drejtimin e saj një faqe që reklamon vajza si eskorta.