Një konflikt i thellë familjar ka shpërthyer në familjen Musta në Tiranë, për pronësinë e një banese të thjeshtë, duke edhe dhunë mes nënës dhe fëmijëve të saj. Nënë Sofia Musta po përballet me dhunën dhe kërcënimet nga djali i saj, Ardian Musta, i cili pas martesës së dytë, kërkon të jetojë në të njëjtën banesë. Ardiani ka nxjerrë jashtë nga shtëpia motrën, Entelën Musta, dhe të birin, dhe pas denoncimit, Ardiani përfundoi në burg.Nënë Sofia jeton e vetme në banesë dhe ka vendosur një kamerë, për të monitoruar ngjarjet, pasi Ardiani, pavarësisht urdhrit të mbrojtjes, e kërcënon me fjalë fyese dhe ushtron dhunë. Në një nga debatet e regjistruara, Ardiani i thotë nënës së tij fjalë të papërshtatshme dhe kërkon të mbyllë dhomën, që pretendon se i përket. Motra, Entela Musta, ka marrë urdhër mbrojtjeje dhe shprehet, se ka frikë të kthehet në banesë për shkak të sjelljes agresive të të vëllait. Ardiani pretendon, se nuk e shqetëson motrën dhe se ajo ka shkaktuar problemet e tij ligjore, duke e futur në burg, pasi kërkon të marrë pronësinë e banesës.
