Djali denoncon babanë në polici për dhunë: Arrestohet 70-vjeçari, policia i gjen në banesë garantë, mbi 100 fishekë dhe karikatorë

Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 33-vjeçar.

Ka qenë ky i fundit që ka denoncuar babanë në policinë e Divjakës për dhunë.

Më pas policia zhvilloi kontrolle në banesën e tij, ku gjeti dhe sekuestroi gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Njoftimi i Policisë

Divjakë

Arrestohet 1 shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.

Ky shtetas gjithashtu dhunoi për motive të dobëta, djalin e tij.

Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Operacioni/ Djali denoncon babanë në polici për dhunë:

 

Të Fundit