Jemi sërish në qytetin e Divjakës për shkak të problemit të bibliotekës.Më parë biblioteka ka qenë pranë qendrës kulturore, por tani aty është vendosur arkiva e bashkisë. Prej dy vitesh biblioteka qëndron në shkollën 9-vjecare “Koli Sako”. Atje librat janë në thasë dhe askush nuk shkon t’i shohë.Përgjegjësi i Qendrës Kulturore Arjan Sako thotë, se nuk e ka idenë, se cfarë do bëhet, pasi nuk ia kanë caktuar si detyrë.Nga ana tjetër as vetë Bashkia Divjakë nuk ka ambiente, pasi në një krah është godina e kryetarit dhe në krahun tjetër është godina e nënkryetarit. Ky i fundit shpjegon, se nuk kanë vend as për administratën. Por sipas tij, në projektin, që do të bëhet, do të përfshihet edhe biblioteka. E deri atëherë, ai premton të hapë bilbliotekën e vendosur në shkollë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]