Kryeministri Edi Rama shprehet se është e pajustifikueshme dhe e papranueshme që Serbia të shpallë ditë zie për vrasjen e agresorëve në veri të Kosovës.
Rama pozicionohet qartë kundër qëndrimit të Beogradit zyrtar ndaj sulmit terrorist në Veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se Serbia duhet të ndajë mendjen, do jetë me Evropën dhe botën demokratike të shekullit XXI apo me hijen e vetvetes së fundshekullit XX.
Kryeministri përmend BE-në dhe SHBA-në dhe thotë se duhet të reagojnë menjëherë dhe në formën e duhur, pasi situata mund të përshkallëzohet.
Sipas tij tani është momenti kur Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë, nëse do të vazhdojë në kursin e veprimit të shkëputur nga miqtë e saj të pazëvendësueshëm dhe aleatët e saj të padiskutueshëm apo do të veprojë në harmoni e mirëkuptim me komunitetin euro-atlantik