Kryeministri Rama ka deklaruar se ditët pa makina duhet të bëhen hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor. Në një postim në “Facebook”, ai thekson se fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët të qeverisë me pushtetin vendor.
“DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, shkruan Rama.