Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare ka nisur edhe faza gjysmëfinale në shkolla të “Konkursit të Gjuhës Shqipe”.
Rama gjithashtu ka ndarë edhe një video të të rinjve teksa shkruan se konkursi është një fije e artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij.
“MIRËMËNGJES, dhe në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, me nisjen e fazës gjysmëfinale në shkolla të “Konkursit të Gjuhës Shqipe”, një fije e artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.



