Dita kundër Homofobisë, raporti: 94% e shqiptarëve nuk përkrahin fëmijën e tyre nëse i përkasin LGBTI

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë komuniteti LGBTI manifestoi në Sheshin ‘Nënë Tereza’ me sloganin “vaksinimi kundër homofobisë është dashnia”.

“Është një ditë shumë e rëndësishëm për komunitetin LBGT plus, sepse personat e këtij komuniteti duan të tregojnë se janë pjesë e shoqërisë, mesazhi im është të jemi tolerantë për të gjithë atë që janë të dukshëm”, shprehet një aktivist.

 

 

“Edhe në kohë pandemie ne duhet të gjejmë hapësira për t’i manifestuar këto të drejta, sepse në shekullin e 21 ky komunitet mbetet i margjinalizuar”, thotë një tjetër.

Sipas një raporti 10-vjeçar të publikuar nga Ambasada PINK, rezulton se: 94% e shqiptarëve nuk përkrahin fëmijën e tyre nëse do ta zbulonin se ai i përkiste komunitetit LGBTI dhe 1 në 3 persona LGBTI, është viktimë e dhunës fizike në familje.

“Përpos ndryshimeve, komuniteti vazhdon të vuajë nga diskriminimi I hapur. Komuniteti trans gjinor mbetet më i paragjykuari, më I diskriminuari dhe  më i përjashtuari. Hiq Tiranën ku është e rehatshme të jesh gey, biseksual, trans gjinor pjesa jashtë Tiranës vazhdojnë të jenë qendra ku ka diskriminim”, thotë presidenti i Ambasadës PINK, Altin Hazizaj

Në mbështetje të këtij komuniteti në shpalosjen e flamurit shumëngjyrësh ishin edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe përfaqësues nga policia e shtetit.

Të Fundit