Besimtarët e krishterë këtë të martë kremtojnë Pagëzimin e Jezus Krishtit e njohur si dita e Ujit të Bekuar. Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” të Durrësit.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë të martë për shkak të motit të keq nuk u krye hedhja e Kryqit në detin Adriatik e cila ishte planifikuar në orën 10:30.




