Dita e Rinisë, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Këtë të hënë, Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, si guximi dhe sakrifica e të rinjëve, të cilat i hapën rrugën Shqipërisë europiane.

Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Begaj ka shkruar:

“Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”, ka shkruar ai.

Të Fundit