27 Shtatori shenon Diten Boterore te Turizmit, e caktuar si e tillë nga Organizata e Kombeve te Bashkuara në vitin 1970. Qellimi i kesaj dite eshte promovimi i turizmit. Ne Shqiperi turizmi ka marr nje hov vitet e fundit, rekordi u thye vitin e kaluar me 10 milion turiste, ndersa kjo shifer pritet te tejkalohet kete vit, pasi nga janari deri ne gusht 8.5 milion te huaj kane vizituar Shqiperine.
Qendra e Tiranës në çdo moment të ditës është e mbushur me grupe turistësh në këtë fundshtatori.
Të shoqëruar nga guida turistike, vizitorët mësojnë për kulturën dhe historinë e Shqipërisë.
Vij nga Barcelona dhe e vizitoj Shqiperine per here te pare. Me duket vend i mrekullueshem. Turizmi sjell zhvillim sigurisht. Une udhetoj shpesh ne vende te ndryshme”.
“Jemi nga Norvegjia. Mberritem dje dhe do te qendrojme nje jave. Ketu eshte kendshem edhe cmimet shume te lira, keshtu po na duket deri tani. Une nuk udhetoj shume, por tani jam ketu dhe po e shijoj vendin tuaj”.
“Jam nga Franca eshte hera e dyte qe vizitoj Shqiperine. Po e shijoj, vendi juaj ka klime shume te mire, bregdet te bukur dhe njerez te mire”.
“Vime nga Holanda. Po eksplorojme Tiranen, kemi vizitiar qendren, ishim tek liqeni. Qytet shume i kendshem, dhe njerezit te ndihmojne ne cdo moment”.
“Do te qendrojme pese dite. Ne udhetojme shpesh. Kete vit vizituam Sri Lanken, ishim edhe ne Itali po ashtu”.
Në sheshin Skënderbej dëgjon gjuhë të ndryshme. Sipas të dhënave pjesën më të madhe të turistëve në vendin tonë e përbëjnë europianët.
Por nuk mungojnë edhe vizitorë nga vendet më të largëta. Ky i ri ka udhëtuar nga Koreja e Jugut në Shqipëri.
“E dua kete vend. Shume nxehte sot, por shume kendshem, njerezit shume te sjellshem. Është shumë ndryshe nga vendi im. Madje njerezit në Tirane me me duken edhe me miqesore sesa në Kore”.
Në Ditën Botërore të Turizmit jep këtë mesazh.
“Ejani ne Shqiperi! Une nuk e pata te nevojshme te marr vize. Ishte shume e thjeshte per te mberritur ketu dhe ia vlen ta vizitosh”.
Tirana, mbetet një nga qytetet më të vizituara nga të huajt. Po ashtu Kruja, Berati, Gjirokastra, Shkodra, qytete historike, të cilat ofrojnë turizëm gjithëvjetor.