Dimal Basha në krye të Kuvendit, Spiropali: Urime Kosovës, rifillojmë bashkëpunimin

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke nënvizuar edhe nisjen e një bashkëpunimi të ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!

Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, tha Spiropali.

Të Fundit