Skënder Arapi është drejtuar në redaksinë tonë për një ankesë, që lidhet me një cështje gjyqësore të gruas së tij Fahrije Xhahysa, për pronësi. Për këtë cështje janë ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit deri në Gjykatën e Lartë, e cila nuk ka pranuar rekursin, Në muajin prill 2024 Skënderi thotë, se kanë pajtuar një avokat, për të ndjekur cështjen në Gjykatën Kushtetuese. Avokatin Naim Gjuta e paguan 500 mijë lekë të vjetra. Pritën një vit dhe morën vesh, se nuk ka asnjë cështje të tyren në Gjykatën Kushtetuese.Në bisedën me avokatin, ky i fundit thotë, se po pret të marrë vendimin e Gjykatës së Apelit.Ai nuk e di fare, se cfarë ka ndodhur dhe Gjykata Kushtetuese ka afat 45 ditë deri në 6 muaj në rast provash të reja, për ta cuar cështjen. Ndërkohë nga vendimi i Gjykatës së Lartë ka kaluar një vit dhe në këtë mënyrë avokati ka penalizuar klienten e tij, për ankimim.Ne shkuam të takojmë avokatin Naim Gjuta, i cili sillet me harbutëri dhe e mëson vetëm prej nesh vendimin e Gjykatës së Lartë.
