‘Diella fenomen botëror’, konkurroi Angelina Jolie, Rama: Ministrja e Prokurimeve Publike nuk do të veprojë e pavarur

Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, deklaroi se ministrja Diella u bë një fenomen botëror.

Ai e krahasoi me aktoren Angelina Jolie, kjo për shkak të bujës që bëri ndërkombëtarisht, por u ndal edhe tek reagimet skeptike në lidhje me ministren e parë të krijuar me Inteligjencë Artificiale në botë.

“Faktikisht, sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun. Të gjithë e keni dëgjuar, edhe të gjithë e kanë dëgjuar Diellën, sepse Diella është bërë një fenomen botëror dhe është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në gjithë botën, ka arritur të konkurrojë në një moment në kohë Angelina Jolie dhe nga ana tjetër, me siguri keni dëgjuar edhe të gjithë skeptikët lidhur me hyrjen e Diellës në këtë proces. Skeptikët sipas të cilëve, algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit”, u shpreh kryeministri Rama.

Të Fundit