Qëndrimi kundër rezolutës së Dick Martyt e cila implikon Shqipërinë dhe Kosovën në trafik organesh gjatë luftës së UCK-SË, ka vënë në lëvizje kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Pas letrës së kryeministrit Rama, edhe Nikolla i ka dërguar një letër kryeparlamentarëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar mbështetjen e tyre për korijimin e asaj rezoltute, që kryetarja e Kuvendit e ka cilësuar si gabim tragjik.
“Kjo nuk është vetëm një kërkesë për të drejtën, të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për kredibilitetin e organizatave politike ndërkombëtare dhe vlerat që ato përfaqësojnë e mbrojnë.”
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të hartojë një raport vijues mbi Rezolutën e Dick Martyt duke i konsideruar të pavërteta, të paargumentuara, të pabazuara akuzat për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në letrën e Nikollës.