Dy gra janë arrestuar këtë të premte pas një incidenti që ka ndodhur në hyrje të Komisariatit Nr.3 në kryeqytet.
Mësohet se 38-vjeçarja me inicialet M.A dhe 29-vjeçarja me inicialet R.A, kanë goditur një oficere policie në hyrje të ambienteve të komisariatit. Sipas një njoftimi nga ana e Policisë së kryeqytetit, dyshohet se dy gratë e qëlluan oficeren për motive që lidhen me detyrën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
-M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



