Dy ditë pas vetëdorëzimit të tyre në Policinë e Shtetit, Gjykata ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Antonela Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitjeje”
Prenga u dhunua më 9 gusht, e vetëm pak ditë më parë doli dhe ekspertiza mjekoligjore për dëmet që i janë shkaktuar të resë nga dy motrat.
Në ekspertizë thuhej qartë se 24-vjeçarja ka pësuar dëme të mëdha të konsideruara shëmti dhe shenja e mbetur në fytyrë e trajtimi i historisë në media, ia kanë bërë të pamundur vazhdimin e punës së saj si blogere.
Mariela Berisha pretendonte se Klea Prenga kishte krijuar një marrëdhënie me bashkëshortin e saj, Mir Pepa dhe ndaj shkoi ta dhunonte.
Por, 24-vjeçarja ka versionin e saj. Ajo është shprehur se në momentin që ka nisur një lidhje me Pepën, biznesmeni ka qenë i ndarë nga Mariela.