Dhunuan fqinjin e tyre të moshuar, arrestohet 27-vjeçarja në Durrës, procedohet nëna e saj

Një 27 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Durrësit dhe nëna e saj është proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar fqinjin e tyre të moshuar.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, ku nënë e bijë për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.

Njoftimi i policisë Durrës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.

Të Fundit