Dhunuan dhe sulmuan me thikë dy vëllezër, vihet nën hetim 46 vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ditën e djeshme në aksin rrugor “Llogara-Palasë” ka plagosur me thikë dy persona pas një konflikti të çastit.

Dyshohet se shtetasi E. Ç. së bashku me të vëllanë janë konfliktuar me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç, po ashtu vëllezër, duke përfunduar me plagosjen e këtyre të fundit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Të Fundit