Dhunonte gruan, policia kap 29-vjeçarin në Fier: I shpërndau në rrjetet sociale një video intime të saj

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 29-vjeçar. Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të bashkëshortes së tij, një 27-vjeçareje. Kjo e fundit tha se ai e dhunonte sistematikisht fizikisht dhe psikologjikisht. Për këtë arsye ajo ishte larguar tek prindërit në Kosovë.

29-vjeçari Albi Bonjaku e përndiqte të renë dhe për këtë arsye i kishte shpërndarë një video intime në rrjetet sociale. Policia thotë se si rezultat i kontrollit në banesën e tij, u sekuestrua edhe një sasi e vogël lënde kanabis sativa.

Informacioni i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Të Fundit